Please enter at least 3 characters.

Pas Mercedesit, edhe limuzina hyn në sallën e një dasme shqiptare! (Foto)

2016/01/pas-mercedesit-edhe-limuzina-hyn-n-euml-sall-euml-n-e-nj-euml-dasme-shqiptare-foto_hd.jpg

Nëpër fabula shkruhet për gjeste shumë më të rafinuara, si për shembull princi i kaltër që e merr princeshën me kalë.

Para pak ditësh nga Shkodra mbërriti një gjest qytetarie, ku një çift shkoi të celebronte martesën në bashki me biçikleta.

Sidoqoftë, për ata që i kanë zët t’i prekin librat dhe biçikletat me dorë, ka gjithnjë limuzina ose Mercedesa.

Tekefundit sikurse thotë një këngë me shije të kulluara e kohëve të fundit, e preferuar zakonisht nga dasmorë si këta të këtyre fotove: “o me Mercedes, o me aeroplan”…

Në fakt, nuk është për t’u çuditur që së shpejti të shohim edhe avionë nëpër sallonet e dasmave. Duke shpresuar që të mos kenë ndonjë ngarkesë si ai që u ul para disa kohësh në Divjakë. /mapo.al/