Please enter at least 3 characters.

Pas 27 vjetëve, SHBA-ja i heq sanksionet Sudanit

2020/12/bfc2b90b-7757-4190-8d2a-97cc03059c6f_1140x641.jpg

Administrata e presidentit amerikan në largim, Donald Trump sot zyrtarisht hoqi Sudanin nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin.

Kjo u njoftua nga ambasada amerikane në Khartoum. Vendimi, tha ai, mund të ndihmojë Sudanin të marrë kredi ndërkombëtare për të ringjallur ekonominë, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Sudanin një shtet që sponsorizon terrorizmin në vitin 1993, pasi vendi priti për pak kohë udhëheqësin e al-Kaidas, Osama bin Laden dhe ekstremistët e tjerë të kërkuar.

Sudani besohet se i ka shërbyer Iranit për të furnizuar me armë ekstremistët palestinezë në Rripin e Gazës.

Heqja e Sudanit nga lista e zezë e SHBA-së është një nxitje kryesore për qeverinë Khartoumit të normalizoj marrëdhëniet me Izraelin.

Me marrëveshjen për krijimin e marrëdhënieve të plota diplomatike, Sudani u bë vendi i tretë arab, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, i cili vendosi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. /Telegrafi/