Partia e Romëve të Maqedonisë kërkon që PSP të prononcohet për provizionet e pushtetit
18/07/2016
Partia e Romëve të Maqedonisë kër kon që PSP të prononcohet për provizionet e pushtetit gjatë huamarrjeve dhe për ndarjen e punëve apo siç njihet edhe si biznesi me tenderë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Kërkojmë që PSP të prononcohet para pushimeve, pasi që ky është institucioni i vetëm ku qytetarët kanë besim. Duam si parti të dimë se kush po e shkatërron shtetin dhe kush po e gënjen vazhdimisht popullin. Të shohim se kush i ka gënjyer pensionistët se pensionet janë të siguruara nga buxheti i lodhur që është duke e pritur radhën për vdekje” shkruhet në kërkesën e Partisë së Romëve të Maqedonisë./Telegrafi/


