Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

2018/05/mot-me-diell-dhe-vranesira-9-maj_1462775115-995641.jpg

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 2 në 21 gradë Celsius. /Telegrafi/