Please enter at least 3 characters.

“Parameno”, kënga më e re nga Buraku

2020/12/BUUUUU.png

Si shumë nga artistët e tjerë shqiptarë, edhe Burak Vehapi nuk e ka përmbyllur vitin 2020 pa një projekt të ri muzikor.

Ai së fundmi prezantoi këngën e re “Parameno”, të cilën e ka promovuar në programet festive të Vitit të Ri.

Tekstin dhe muzikën e këngës e ka realizuar kompozitori i njohur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur producenti Bini Diez.

Burak Vehapi (Foto: Instagram)

Buraku nga Grupi Fama vjen me një paraqitje atraktive skenike dhe besohet se kjo do pritet mirë edhe nga publiku.

Projekti në anën tjetër është i disponueshën në platformën YouTube në kanalin e Xixa Music.

Krahas kësaj, Vehapi ka lansuar edhe disa këngë të tjera përgjatë këtij viti që u pritën mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/