Please enter at least 3 characters.

Pal Lekaj merr pjesë në koncertin e Krishtlindjes në Pjetërshan: Mbrëmje e veçantë

Ish-deputeti i AAK-së, njëkohësisht kandidat për deputet, Pal Lekaj, mori pjesë sonte në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan.

Ai e përshkroi mbrëmjen si një ngjarje të veçantë, të mbushur me paqe, harmoni dhe reflektim, ku performanca e Ansamblit Harmonius transmetoi mesazhe bashkimi dhe shprese.

"Sonte me kënaqësi mora pjesë në Koncertin e Krishtlindjes në Kishën Katolike në Pjetërshan. Kjo ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me frymë paqeje, harmonie dhe reflektimi".

Lekaj falënderoi organizatorët për këtë përvojë të bukur./Telegrafi/