Pajaziti: Opozita luftën po e bën për pushtet (Video)
“Është një situatë e përsëritur, mirëpo shpresoj që jo aq e gjatë si në herën e fundit, pra në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit po gjithsesi në mënyre tjetër dhe në mënyrë shumë më brutale.Kemi pamjet të cilat janë zhgënjyese për qytetarët, për miqtë për gjithë ata që e shohin Kosovën.” ka thëne Pajaziti
Ai tha se preteksti i opozitës për këto ndodhi janë marrëveshjet në Bruksel.Mirëpo, sipas tij, kryeministri nuk po lejohet të raportojë për këto marrëveshje. Prandaj, sipas tij, opozita po lë të dyshohet që ka qëllime politike me këto veprime.
“Me vetë faktin që nuk kemi pasur asnjë rast ta dëgjojmë kryeministrin rreth këtyre marrëveshjeve, pasi ai nuk u lejua të raportojë, kjo thjesht na bënë që të dyshojmë se kemi të bëjmë më një kauzë krejtësisht politike.Një luftë për pushtet të opozitës që në raste normale është e kuptueshme, mirëpo në fazën që ndodhemi ne është e pa tolerueshme të kemi synime politike”,tha Pajaziti.


