Please enter at least 3 characters.

“Padrejtësi dhe tradhti, Zoti i shkatërroftë ata që ta vodhën ëndrrën”, babai i Ardian Ismajlit me akuza pasi mbrojtësi nuk luajti asnjë minutë

2024/06/Ardian-Ismajli-babai-Shqiperia.jpg

Babai i Ardian Ismajlit, Ilmi Ismajli ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të hedhur akuza të renda dhe për të goditur të gjithë ata që ndikuan që mbrojtësi nga Kosova të mos e luajë asnjë minutë në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian ‘Gjermani 2024’, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.

Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.

Trajneri Sylvinho i dha minuta shumicës së futbollistëve, por mungesa e njërit nga lojtarët kryesorë të secilën nga tri ndeshjet, ishte befasi e madhe.

Bëhet fjalë për titullarin e padiskutueshëm të eliminatoreve, Ardian Ismajli, i cili nuk luajti as edhe një minutë në Euro 2024.

Mos debutimi në Kampionatin Evropian ka bërë që babai i lojtarit, Ilmi Ismajli të reagojë ashpër dhe me akuza të rënda ndaj gjithë atyre “që i bën padrejtësi dhe tradhti”.

Reagimi i ashpër i Ilmiut erdhi në profilin e tij në Facebook, ku i kërkoi djalit të tij të bëhet i fortë, ndërsa tha se “Zoti do t’i shkatërroj të gjithë ata që ia shuan ëndrrën”.

Postimi pa ndërhyrje i Ilmi Ismajlit

Ardian,Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim!Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje… Te pabeset, tradhetaret, u munduan ta ndalnin diellin qe te mos ndriqoj, por mjeranat nuk e kuptuan se diellin mund ta ndal vetem Krijuesi i tije! Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruante i pabes… Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer…/Telegrafi/

Kush ishin më të mirët e Shqipërisë në EURO 2024?

Për të zgjedhur të preferuarit, klikoni tek shigjeta me drejtim lart në anën e majtë (Keni të drejtë 5️⃣ vota)

Thomas Strakosha

Mario Mitaj

Elseid Hysaj

Arlind Ajeti

Berat Gjimshiti

Nedim Bajrami

Klaus Gjasula

Qazim Laçi

Taulant Seferi

Ylber Ramadani

Kristjan Asllani

<pk-table-cell aligned="left" column-key="name" font-size="16" role="gridcell" with-divider="">Rey Manaj<pk-identifier alignment="left" order="normal" primary-size="16" secondary-size="14" type="horizontal"><slot name="suffix"></slot></pk-identifier></pk-table-cell>

Jasir Asani

Armando Broja

Mirlind Daku

Ernest Muçi

Medon Berisha

Arbër Hoxha

Ivan Balliu