“Pa ne, të gjithë do të flisnin gjermanisht”, Trump veçon Francën në komentet rreth Luftës së Dytë Botërore
Presidenti amerikan Donald Trump përmendi paradat e fundit ushtarake që janë zhvilluar në Perëndim, duke shënuar 80-vjetorin e fitores së Aleatëve kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
"Të gjithë po festonin përveç nesh, dhe ne jemi ata që fituam luftën", tha ai, transmeton Telegrafi.
"Ne fituam luftën dhe ata ndihmuan, por pa ne nuk do ta fitonin luftën, të gjithë do tw flisnin gjermanisht dhe ndoshta edhe pak japonisht", shtoi presidenti amerikan.
Trump më pas veçoi Francën, një vend që ai tha se "e pëlqen", por tha: "Mendoj se ne bëmë pak më shumë për të fituar luftën sesa Franca".
Presidenti amerikan ndoshta po i referohej pushtimit të Francës nga nazistët. Pjesa më e madhe e saj ishte e pushtuar për vite me radhë gjatë luftës.
Por Dita e Fitores, e cila u shënua më 8 maj në pjesën më të madhe të Evropës dhe më 9 maj në Rusi, feston çlirimin e vendeve – një aleancë e udhëhequr nga SHBA-të, një pikë në të cilën Trump zgjodhi të mos përqendrohej. /Telegrafi/


