Please enter at least 3 characters.

Osmani takohet me ambasadorin Abbott, e njofton për takimet me LVV-në

2019/10/20191031_LDK.jpg

Sot, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku janë takuar me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott i shoqëruar nga Sam Paice, zyrtar i lartë politik.

Osmani e njoftoi Abbott për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës, dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin, shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

Njëkohësisht Osmani falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për programet përkrahëse në Kosovë dhe kërkoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të ardhmen.

Ambasadori Abbott shprehu interesimin e Mbretërisë së Bashkuar për përkrahjen e proceseve të Kosovës. /Telegrafi/

Top 5