Please enter at least 3 characters.

Osmani: E vërteta nuk mund të fshihet, për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi

2022/04/56508721_1198428687002573_2897464699719254016_o.jpg

Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e Rezallës në 23-vjetorin e saj.

Osmani th se duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë.

“E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë Masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë!”, ka theksuar presidentja.

Ndryshe, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.