Organizuan protestë para Termocentralit Kosova B, pesë persona shoqërohen në Polici
05/06/2020
Pesë persona janë shoqërua në Polici për shkak se kishin organizuar një protestë.
Protestuesit fillimisht ishin tubuar para mensës së punëtorëve e më pas me forcë duke dëmtuar dyert e hyrjes kanë depërtuar brenda rrethojave të Termocentralit Kosova B.
“Protestuesit fillimisht ishin tubuar para mensës së punëtorëve e më pas me forcë duke dëmtuar dyert e hyrjes kanë depërtuar brenda rrethojave të Termocentralit”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


