Please enter at least 3 characters.

NYT: Milan përjashtohet prej Ligës së Evropës

2018/06/Milan-Yonghong-Li.jpg
290:"MILAN, ITALY - APRIL 14: (L-R) AC Milan new board member David Han Li, new AC Milan Owner and President Yonghong Li, new AC Milan CEO Marco Fassone attend a press confernce to unveil AC Milan new owners on April 14, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Studio Buzzi/AC Milan via Getty Images)
7:"Handout

New York Times pretendon se hetuesit financiarë të UEFA-s kanë rekomanduar largimin e Milanit nga Liga e Evropës për shkeljen e rregullores së "Financial Fair".

Klubi u mundua të justifikojë para si pjesë e një marrëveshje vullnetare pasi u ngritën dyshime mbi qëndrueshmërinë financiare të klubit, planet e tyre për të ardhurat e ardhshme dhe statusin e pronarit Yonghong Li.

Ai ishte në gjendje vetëm të përfundonte blerjen nga Silvio Berluskoni vitin e kaluar falë një huaje me interes të lartë prej 300 milionë euro të marrë në "Elliott Management" dhe që duhet të paguhej deri në muajin tetor.

Milan (Getty Images)

Me interes, shuma e plotë që duhet paguar është 380 milionë euro, por Elliott Management mund të përpiqet të marrë kontrollin e klubit që të hënën nëse biznesi kinez nuk ofron një tjetër kapital prej 10 milion euro.

Sipas The New York Times, dy persona të përfshirë në këtë proces konfirmojnë se hetuesit financiarë të UEFA-s kanë rekomanduar që skuadra italiane të përjashtohet nga garat evropiane për shkelje të rregullave financiare të Fair Play.

Një vendim përfundimtar do të merret gjatë dy javëve të ardhshme dhe Milan po rrit mbrojtjen e tyre ligjore.

Përjashtimi do të ishte skenari më i keq, por opsionet e tjera përfshijnë gjobat, kufizimet e skuadrës dhe ndalimi për një periudhë të transferimeve të reja.

Nëse Milani do të përjashtohej, Atalanta do të siguronte një biletë të drejtpërdrejt për në fazën e grupeve dhe do t;i krijohej hapësirë Fiorentinës të futet në raundet paraprake. /Telegrafi/