Please enter at least 3 characters.

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali rritet për 601 në ditë - por shkalla e vdekjes po ngadalësohet

2020/03/unnamed-15.jpg
437:"Medical personnel works inside one of the emergency structures that were set up to ease procedures outside the hospital of Brescia, Northern Italy, Tuesday, March 10, 2020. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms, such as fever and cough. For some, especially older adults and people with existing health problems, it can cause more severe illness, including pneumonia. (Claudio Furlan/LaPresse via AP)
14:"Claudio Furlan

Kurba e coronavirusit në Itali për të dytën ditë rresht ka shfaqur një përmirësim të lehtë.

Numri i viktimave dhe personave të infektuar nuk ka kapërcyer rekordin e disa ditëve më parë ku mbërriti në 793 viktima për 24 orë.

Por situata vazhdim të mbetet dramatike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 601 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 6077.

Numri i personave të infektuar është 63 927 e në 24 orë janë verifikuar 4789 raste më shumë.

Pacientët e shëruar deri më sot janë 7432 e në 24 orë kemi 408 pacientë të shëruar më shumë.

Pacientët në gjendje kritike për jetën janë 3204, 20 692 po kurohen në struktura spitalore e 26 522 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë janë regjistruar 320 viktima brenda 24 orëve.

Numri i përgjithshëm i viktimave në këtë territor është 3776 e 28761 të infektuar.

Rajonet në jug të Italisë vazhdon të shënojnë rritje konstante.

Rajoni i Puglias ka 906 të infektuar e 37 viktima.

Rajoni i Sicilisë 721 të infektuar e 13 viktima e në Kalabri 292 të infektuar e 7 viktima.

Rajoni i Molisës ka numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm 67 e rajoni i Bazilikatës deri më tani nuk ka asnjë viktimë.

Në Itali janë kryer gjithsej 275 468 testime. /oranews.tv/