“Nuk shoh ndonjë dobësi”, legjenda angleze paralajmëron kundërshtarët e Liverpoolit
Ish-kapiteni i Anglisë, Alan Shearer, beson se Liverpooli ka mundësinë e vërtetë për ta fituar Ligën Premier këtë sezon, veçanërisht nëse kalojnë periudhën e Krishtlindjeve pa shumë dëme.“Problemi për të gjitha skuadrat që e ndjekin Liverpoolin është se unë nuk e shoh liderin e Ligës Premier që ka ndonjë dobësi të vërtetë për momentin”.“Si shumë njerëz, edhe unë pyesja veten se si Slot mund ta zëvendësojë Jurgen Kloppin kur erdhi në verë, por ai ka qenë jashtëzakonisht i mirë deri tani, dhe është e qartë se ekipi i tij do të jetë i vështirë për t’u ndalur”, ka thënë Shearer.“Periudha e Krishtlindjeve, kur ndeshjet vijnë shpejt do të jetë kritike, por me evidencën që kemi nga katër muajt e parë të sezonit, ata kanë thellësinë në skuadër për ta përballuar atë”.


