NUK ËSHTË E GJITHA BRENGË
22/02/2024
Poezi nga: Franco ArminioPërktheu: Maksim Rakipaj
Ti nuk flet,
S’i thua botës
çka mendon,
as botën s’e pyet
në mendon për ty.
Ti e di:
jo me pasë diçka jemi këtu.
me dhanë gjithçka jemi
pa kërkuar gjë.
Ti je heshtje dhe dashuri,
je prova
se gjithësia
nuk është e gjitha brengë.


