NPL “Kastrioti” vazhdon pastrimin e hapësirave publike, qytetarët thirren për përgjegjshmëri
23/12/2025
Ndërmarrja Publike Lokale “Kastrioti” njofton se punëtorët e operativës vazhdojnë punën çdo ditë për pastrimin e qytetit, duke u siguruar që rrugët, trotuaret dhe sheshet publike të jenë të pastra dhe të sigurta për qytetarët.
Sipas njoftimit, përkushtimi i punonjësve ka bërë që hapësirat publike të duket më të pastra, ndërsa qytetarët ftohen të kontribuojnë duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme.
NPL “Kastrioti” thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve për të ruajtur ambientin dhe për të mbajtur qytetin në kushte të mira higjieno-sanitare. /Telegrafi/


