Please enter at least 3 characters.

Notat e lojtarëve: Inter 0-2 Bayern, Leroy Sane më i vlerësuari

2022/09/sane1-e1662585122336.png

Bayern Munichu e ka kryer detyrën në Giuseppe Meazza përballë Interit duke i marrë pikët e plota.

Duke qenë skuadra fituese, mysafirët kanë marrë notë mesatare më të lartë se vendasit.

Futbollisti më meritor për fitoren e bavarezëve, Leroy Sane, ka marrë notën më të lartë në këtë takim.

Edhe pse i pranoi dy gola, portieri i Nerazzurrëve, Andre Onana, është vlerësuar lart për intervenimet e tij.

Autori i autogolit te zikaltrit, Danilo D’Ambrosio, ka marrë notën më të ulët në ndeshje.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, në takimin Inter 0-2 Bayern Munich. /Telegrafi/