Please enter at least 3 characters.

Një person rrah vajzën dhe gruan e tij në Gjakovë

2018/09/dhune1.jpg

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 18:04, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/