Please enter at least 3 characters.

Një makinë në Shkup përfundon në kanal në Parkun e Qytetit

2021/12/makina-SK.jpg

Një makinë me regjistrim të Shkupit, mbrëmë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në Parkun e Qytetit.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një makinë "Peugeot 206", ndërsa deri tani nuk janë paraqitur persona të lënduar.

"Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes", thonë nga MPB.

Në këtë pjesë të parkut, nuk është e lejuar qasja me makina./Telegrafi/