“Një javë perfekte”: Dua Lipa publikon pamje të ëmbla nga Parisi
Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga ajo që e quajti “java perfekte” në Paris, të kaluar krah të të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.
Këngëtarja 30-vjeçare publikoi në Instagram disa fotografi nga udhëtimi dimëror në qytetin romantik, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.
Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me veshje elegante dhe të thjeshta, ndërsa Callum shihet duke shëtitur një qen në rrugët e Parisit, i veshur ngrohtë për motin e ftohtë.
Çifti u pa gjithashtu duke darkuar dhe duke kaluar momente të qeta larg angazhimeve profesionale, ndërsa postimi i saj u shoqërua me komente të shumta pozitive nga fansat.
Kjo vizitë vjen në një periudhë të artë për Duan, si në jetën personale ashtu edhe në karrierë. Ajo dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor.
Ndërkohë, këngëtarja ka shënuar edhe sukses financiar, pasi kompania e saj “Radical22 Live” raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh (54 milionë euro) gjatë vitit të kaluar, duke e forcuar edhe më shumë pozicionin e saj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/


