Please enter at least 3 characters.

Një i vrarë dhe një i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në Gjilan

2021/11/255061016_993876631176385_2121357274384546792_n-1.jpg

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, si shkak i gjuajtjes me armë zjarri në Gjilan.

Rastin e ka bërë të ditur Nënkolonel Remzi Azemi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen Arbëria.

“Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur", tha Azemi.

Tutje policia ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

"Momentalisht rasti është duke u hetuar", deklaroi Azemi.

Ndërkaq, personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Jozyrtarisht mësohet se gjendja e tij është e rëndë./Telegrafi/