Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë në Kiev

2020/06/3c7c33a5-0c3d-4a15-bd62-98ffaebd2b47_w1023_r1_s-e1592775809875.jpg

Të paktën një person është vrarë pas shpërthimit të gazit në një ndërtesë banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, thanë autoritetet.

Dhjetëra persona mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës, pasi katër katet e banesës nëntëkatëshe u shkatërruan, tha përmes një njoftimi, Shërbimi shtetëror i Emergjencës.

“Deri më tani kemi gjetur një person të vdekur, ndërkaq 21 persona janë evakuuar. Tre persona janë liruar nga spitali dhe evakuimi i mëtejmë i banorëve po vazhdon”, thuhet në njoftim.

Ende nuk është e qartë se sa persona ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit të gazit, ndonëse autoritetet raportuan se kanë evakuar 21 persona. /REL/