Please enter at least 3 characters.

Një i vdekur dhe të tjerë të lënduar – detaje dhe pamje pas shpërthimit të gazit që shembi dy ndërtesa në Stamboll

Një shpërthim gazi natyror në lagjen qendrore Fatih të Stambollit rrëzoi dy ndërtesa të dielën.

Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një person ka mbetur i vdekur.

Gjithashtu, sipas raportimeve, personeli i kërkim-shpëtimit nxori 10 të lënduar, të cilët janë shtruar në spital, përfshirë një në gjendje kritike, sipas një deklarate nga zyra e Guvernatorit të Stambollit.

Guvernatori, Davut Gul, vizitoi vendin e shpërthimit dhe kontrolloi të mbijetuarit në spital.

Siç bëhet e ditur më tej, njëra nga ndërtesat e shembura kishte dy kate, tjetra një. /Telegrafi/