Please enter at least 3 characters.

Një i plagosur me armë zjarri në Podujevë

2021/08/policia-e-kosoves-naten-560x360-1-e1687555870260.png

Një person është plagosur si rezultat i shtënave me armë zjarri në rrugën "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person ka marrë plagë nga arma zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Policia ka nisur hetime për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.