Please enter at least 3 characters.

Një i arrestuar, detyroi viktimën t’ia jap garazhin

2019/07/auto_arrestime-645x3581456216607.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti nën kërcënimin e armës ka detyruar viktimën mashkull kosovar, t’i jap pronën e tij (garazhin).

Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevat Begolli” në Prishtinë, më 27 prill në ora 12:30.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 16 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/