Please enter at least 3 characters.

Një fokë e vogël “viziton” një bar në Zelandën e Re

Një bar në Richmond, Zelandë e Re, pati një vizitor të pazakontë kur një fokë e vogël hyri brenda, duke habitur pronaren Bella Evans, e cila fillimisht mendoi se ishte një qen.

Me pak salmon – i përdorur zakonisht si mbushje për pica – stafi arriti ta nxjerrë kafshën nga vendi ku ishte fshehur dhe ta mbajë të sigurt deri në mbërritjen e kujdestarëve të kafshëve.

@nbcnews A seal walked into a bar. Or to use a technical term, it galumphed. The creature was apparently lost, curious and well below New Zealand’s legal drinking age. New Zealand’s conservation agency confirmed it received “numerous” reports from the public about a seal spotted in Richmond before the fugitive turned up at the pub.
♬ original sound - nbcnews

Sipas Helen Otley nga Departamenti i Konservimit, stafi i barit bëri “një punë të shkëlqyer” për të mbrojtur fokën e vogël, e cila u rikthye shëndoshë e mirë në natyrë. /Telegrafi/