Please enter at least 3 characters.

Një burrë në Idaho ka përfunduar një gjysmë maratonë, i veshur me 137 bluza

Një mbajtës serial i rekordeve Guinness, David “Rekord-thyesi” Rush, ka përfunduar një gjysmë maratonë në Idaho i veshur me 137 bluza, që peshonin rreth 22 kg.

Ai kishte vendosur rekordin në vitin 2019 me 111 bluza, por më pas u kapërcye nga një vrapues tjetër me 127 bluza.

Rush nisi të stërvitej sërish për rikthimin e titullit, duke vrapuar me rroba të rënda dhe çanta me peshë.

Përpjekja e tij e parë në Famous Idaho Potato Half Marathon dështoi kur në 114 bluza i humbi qarkullimi i gjakut në qafë.

- YouTubewww.youtube.com

Këtë vit ai u rikthye në të njëjtën garë dhe arriti të përfundojë distancën me 137 bluza të veshura.

Me këtë arritje, ai rimori titullin Guinness për më shumë T-shirt të veshura gjatë një gjysmë maratone.

Rush tha se suksesi erdhi pas “viteve përpjekje, një dështimi spektakolar dhe shumë këmbënguljeje”.

Ai e përshkroi sfidën si një kombinim të vendosmërisë, kreativitetit dhe qëndrueshmërisë fizike. /Telegrafi/