Please enter at least 3 characters.

Një 39-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore në një kompani në Probishtip

2016/03/Policia-e-Mk.jpg

Një 39-vjeçar nga Probishtipi është sjellë në Urgjencën Mjekësore pasditen e djeshme me lëndime të rënda trupore, njoftojnë nga MPB.

Sipas raportit, V.T. ka mbetur i lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Probishtip.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë dhe po punohet për zbardhjen e rastit./Telegrafi/