Please enter at least 3 characters.

Një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar për një vizë pune nga një person nga Ohri

2020/04/spb-tetove.jpg
SPB Tetovë
Ndalohen dy persona në Tetovë, prishën rendin dhe qetësinë publike

SPB Tetovë njofton se një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person nga Ohri në shumën e 24.520 denarëve.

"Më datë 06.04.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga S.GJ. nga Ohri, e punësuar në një firmë private për konsulencë.

Sipas denoncimit, në fund të vitit 2024 ka kontaktuar me të denoncuarën për ndërmjetësim për marrjen e një vize gjermane pune, me ç'rastmë 01.11.2024 në xhirollogarinë e firmës ka paguar 24.520 denarë.

Siç është denoncuar, edhe pse i ishte premtuar se viza do të jetë gati brenda tre muajve, deri në ditën e denoncimit puna nuk ishte kryer. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/