Please enter at least 3 characters.

Nicola Berti kritikon lojtarët e Interit, i kërkon Spallettit të punojë në mentalitet

2018/08/Nicola-Berti-e1535449803166.jpg

Ish-mesfushori legjendar i Interit, Nicola Berti, ka kritikuar lojtarët aktual të skuadrës zikaltër.

Berti i cili fitoi një titull të Serie A dhe dy Kupa UEFA me viteve 1988 dhe 1998,  nuk ka kursyer aspak lojtarët e ish-ekipit të tij pas fillimit jo të mirë të sezonit.

“Lojtarë e Interit duhet ta kuptojnë se para kujt luajnë dhe se çfarë fanelle janë duke veshur”, ka thënë Berti për La Repubblica.

“Ata i detyroheshin 60 mijë tifozëve në San Siro të shtunën. Spalletti duhet të punojë në mentalitet”.

“Shumica e lojtarëve sapo janë kthyer nga Kampionati Botëror, kështu që pas pushimit të kombëtarëve ju do e shikoni Interin e vërtetë”.

(Foto: Getty Images )

“Sidoqoftë, në mesfushë ka padyshim diçka që mundon. Ndërsa në sulm, Lautaro mund të shtojë kualitet”, shtoi ai.

Interi nga dy xhirot e para ka vetëm një pikë, ndërsa në javën tjetër do të përballet me Bolognan. /Telegrafi/