Nga Miami, Lewa prezantohet zyrtarisht te Barça
18/07/2022
Robert Lewandowski është edhe zyrtarisht lojtar i Barcelonës.
Sulmuesi polak ka kaluar me sukses testet mjekësore te gjiganti katalanas, për t’i bashkuar aty nga Bayern Munichu.
Bavarezët në anën tjetër kanë përfituar 50 milionë euro nga shitja e Lewandowskit që kishte edhe një vit kontratë të mbetur.
Sulmuesi do të fitojë nëntë milionë euro në sezon te Barcelona, derisa do të ketë edhe bonus.
Kontrata e vlefshme e Lewandowskit te Blaugranasit është deri në vitin 2026.
Ai tashmë është bashkuar me pjesën tjetër të lojtarëve të Barcelonës, derisa këta të fundit kanë publikuar edhe pamjet nga Miami. /Telegrafi/


