Nga Bellingham te Pedri dhe Wirtz - Futbollistët nën 21 vjeç me vlerën më të lartë në treg
Football Benchmark, platforma e analizës së vlerës së tregut për futbollin, bëri përditësimin e saj të ri dhe gazeta Marca ka veçuar 10 lojtarët nën 21 vjeç që vlejnë më shumë për momentin.
Sipas metodës së vlerësimit të Football Benchmark, bazuar në performancën sportive, kohën e lojës, forcën e klubit dhe treguesit e bazuar në konkurrencë, për herë të parë, të gjithë në top 10 kanë të paktën një vlerë prej 60 milionë eurosh.
Ka dy fytyra të reja në listë në krahasim me përditësimin e fundit në korrik: Xavi Simons dhe Evan Ferguson.
Dhe, me përjashtim të Antonio Silva, nga Benfica, të gjithë në listë luajnë për një klub në një nga pesë ligat e mëdha evropiane.
Lojtari më i vlerësuar nën 21 vjeç është Jude Bellingham, ndërsa pas tij vijnë Jamal Musiala dhe Gavi.
Në listë gjenden edhe Pedri, Edouardo Camavinga, Florian Wirtz, Xavi Simons dhe Rasmus Hojlund.


