Nga Arsenali e deri te Real Madridi: Gjigantët evropianë të çmendur pas Adri Mehmetit
Mesfushori i New York Red Bull Adri Mehmeti pas paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin amerikan MLS ka fituar vëmendjen e top gjigantëve evropianë.
Mediumi i famshëm britanik “Caughtoffside” raporton se klubet si Real Madrid, Barcelona, PSG, Chelsea, Arsenal dhe Manchester City po e vëzhgojnë nga afër lojtarin shqiptar.
“Chelsea dhe Arsenali janë ndër klubet evropiane që po e vlerësojnë lartë 17-vjeçarin Adri Mehmeti, i cili ka impresionuar te Red Bull këtë sezon. Adoleshenti ka vëmendje të madhe në tërë Evropën, me klube si PSG, Bayern Munich, Barcelona dhe Real Madridi po e vlerësojnë rritjen e tij”.
“Të dy klubet e Ligës Premier janë të njohura për investimin në lojtarët e rinj dhe Mehmeti përshtatet në projektin e tyre me potencial të madh”, thuhet ndër të tjera në raport.
🚨🔵| Chelsea and Arsenal Lock Horns for MLS Wonderkid Adri Mehmeti 🔥
Chelsea and Arsenal are reportedly among several European giants monitoring highly rated 17-year-old MLS midfielder Adri Mehmeti, who has been impressing for Red Bull New York this season. The teenager is… pic.twitter.com/ehtcfvwmxx
— SINGLE (@Young_Fish01) April 23, 2026
Mehmeti që ka përfaqësuar Shqipërinë në grupmoshat U15 para se të kalonte te Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për U17 këtë edicion ka zhvilluar nëntë paraqitje për të kontribuar me një gol e dy asistime në proces.
17-vjeçari ka dhënë një intervistë të gjatë për Telegrafi, ku ndër të tjera edhe komentoi golin kundër Inter Miamit të Lionel Messit, si dhe objektivat e ardhshme.
“Të luash kundër Lionel Messit është diçka e veçantë, ëndërr e secilit futbollist. A munde të bisedosh me të para ose gjatë ndeshjes? Jo, nuk kisha asnjë moment vetëm me të përpos në fushë kur tentonte të më markonte ose gjatë periudhës kur më bënte presion për top, por të gjitha kuptohet në kuadër të lojës”./Telegrafi/


