Please enter at least 3 characters.

Newcastle triumfon në shtëpi ndaj Arsenalit

2018/04/Granit-Xhaka-dhe-Shkodran-Mustafi-e1523801969431.jpg
321:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - APRIL 15: Ayoze Perez of Newcastle United is challenged by Granit Xhaka of Arsenal and Shkodran Mustafi of Arsenal during the Premier League match between Newcastle United and Arsenal at St. James Park on April 15, 2018 in Newcastle upon Tyne, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali dështoi të vazhdojë me ecurinë e mirë në Ligën Premier, duke humbur kështu nga Newcastle United me rezultat 2-1 në St James' Park.

Vendasit treguan lojë të mirë dhe të kujdesshëm në çdo pjesë të fushës dhe në fund befasuan të gjithë.

Arsenali e fitoi mirë ndeshjen dhe në minutën e 14 Alexandre Lacazette shënoi pas asistimit nga Pierre-Emerick Aubameyang.

(Foto: Getty Images)

Në minutën e 29-të rezultati u barazua nga Ayoze Perez, ndërsa në minutën e 39-të Calum Chambers kishte shans të mirë, por dështoi të kalojë Topçinjtë në epërsi për herë të dytë dhe me rezultat 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë vendasit ishin me të mirë dhe në minutën e 68-të Auoze Perez asistoi te Matt Ritchie për 2-1.

(Foto: Getty Images)

Tetë minuta me vonë skuadra e Rafael Benitez kishte një tjetër rast për gol, por Kenedy goditi shtyllën.

Pas kësaj humbje Arsenali renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë (gjashtë më pak se Chelsea dhe13-të se Tottenhami), ndërsa Newcastle vazhdon në vendin e 10 me 41 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit të drejtuar nga Arsene Wenger është ndaj West Hamit, kurse Newcastle luan kundër Evertonit. /Telegrafi/