Please enter at least 3 characters.

Newcastle e ka seriozisht për Xherdan Shaqirin, paratë e sheikëve mund ta bindin shqiptarin

2020/05/GettyImages-1148621902-1.jpg
246:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 12: Xherdan Shaqiri of Liverpool warms up prior to the Premier League match between Liverpool FC and Wolverhampton Wanderers at Anfield on May 12, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Newcastle e ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim të mundshëm për këtë verë, pasi shqiptari që luan te Liverpooli ka pasur shumë pak hapësira.

Shaqiri u mor si alternativë e sulmuesve nga Jurgen Klopp dy vite më parë dhe ai kishte një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, kur ndihmoi Liverpoolin të fitonte Ligën e Kampionëve.

Sezoni aktual nuk ka qenë prej më të mirëve për shqiptarin, pasi është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje, ndërsa për herë të fundit u fut si zëvendësues në minutën e 89-të kundër Tottenhamit më 11 janar.

Roma dhe Sevilla e kërkuan Shaqirin gjatë afatit të janarit, por Liverpooli nuk ishte i gatshëm ta lironte 28-vjeçarin si huazimi, pasi ishte ende në garë në tri fronte.

Tani duket se Newcastle do të jetë pa konkurrencë për Xherdan Shaqirin, pasi klubit anglez nuk do t’i mungojnë paratë që pritet të vijnë nga sheikët arabë që do ta blejnë klubin, sipas “Daily Mail”.

Shaqiri i ka kushtuar Liverpoolit dikur rreth 15 milionë euro dhe ka edhe tri vite kontratë. /Telegrafi/