Please enter at least 3 characters.

Nesër takim koordinues në kabinetin e Xhaferit për zgjedhjet lokale

2017/05/Talat-Xhaferi-në-zyrën-e-Kuvendit.jpg

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kabinetin e tij nesër do të thirrë në takim koordinues grupet e deputetëve për marrëveshje rreth problemit të pushtetit lokal dhe për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi së pari do të duhet të mbajë seancë në të cilën do të sjellin ndryshime në Kodin Zgjedhor, që të mundësohet vazhdimi i mandatit të kryetarëve të komunave, pastaj marrëveshje për zgjedhjet lokale.

Gjatë ditës së djeshme u mbajt takim joformal, mes përfaqësuesve të partive parlamentare për të cilin nuk patë asnjë informacion si mbaroi./Telegrafi/