Nëntë minutat final: Nga gjuajta e lirë e Neymarit, deri te goli i Robertos (Video)
09/03/2017
Barcelona fitoi ndaj Paris Saint Germainit në ndeshjen e kthimit në Camp Nou me rezultat 6-1 dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
I gjithë rikthimi filloi në minutën e 88-të kur Neymar shënoi mjeshtërisht nga gjuajta e lirë.
Braziliani shënoi edhe një herë në 90'+1 për rezultatin 5-1, por këtë herë nga pika e bardhë.
I disponuari për lojë asistoi te goli i Sergi Robertos në minutën e 95-të dhe në këtë mënyrë Barcelona vazhdoi tutje.
Të gjitha këto i keni të përmbledhura në videon e mëposhtme, ku përfshihen edhe festimet e golave. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheCataIanGiant/status/839622156321492992


