Please enter at least 3 characters.

Nënshkruhet marrëveshja për projektligjin për financat lokale

2017/04/Avdullah-Hoti-Raporti-vjetor-dhe-te-arriturat-gjate-vitit-2016-foto-Ridvan-Slivova-1-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Do të mbahet sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL).

Nënshkrim i Marrëveshjes do të behet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri.

Në këtë ceremoni do të jenë prezent edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS Norbert Pijls, si dhe përfaqësues tjerë të donatorëve, të cilët janë mbështetës të draftimit të LFPL. /Telegrafi/