Nëna e tre fëmijëve tregon ushtrimet që nevojiten për t’u rikthyer në formë pas lindjes
13/02/2018
Kur lindni fëmijë, normalisht se nuk keni më aq shumë kohë sa për të shkuar rregullisht në palestër.
Por, të gjitha nënat e reja dëshirojnë që t’i rikthejnë format trupore sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Telegrafi.
Një anketim i fundit ka treguar se përafërsisht 60 për qind të nënave me fëmijë 1-2 vjeçar ende bartin kile të tepërta.
Nëse nuk dëshironi të bëheni pjesë e këtyre statistikave, atëherë mund të filloni të ushtroni në shtëpinë tuaj, e gjithashtu ta nxisni edhe beben të merret me ushtrime.
Olga Baykina është nënë e tre fëmijëve, ndërsa ka ndarë me publikun disa lëvizje të cilat jo vetëm se ju ndihmojnë të digjni shumë kalori, por edhe të shpenzoni kohë argëtuese me beben.
Squat


