Please enter at least 3 characters.

Nëna e Hayden Panettiere zbulon kush ishte pranë aktores në momentin e vdekjes

Hayden me nënën

Nëna e aktores Hayden Panettiere, Lesley Vogel, ka folur pas vdekjes së vajzës së saj në moshën 36-vjeçare, duke zbuluar detaje për periudhën e fundit të jetës së saj.

Vogel përmendi ish-partnerin e Hayden, Brian Hickerson, i cili ndodhej me të në momentin e vdekjes.

Sipas saj, marrëdhënia e tyre kishte qenë prej vitesh problematike dhe familja ishte e shqetësuar për ndikimin që Hickerson kishte mbi aktoren.

Lesley Vogel

Hayden dhe Hickerson kishin një lidhje të trazuar nga viti 2018 deri në 2022, e cila u shoqërua me raste dhune dhe probleme ligjore.

Pavarësisht së kaluarës së vështirë, ata ishin parë sërish bashkë gjatë muajve të fundit.

Nëna e aktores tha gjithashtu se Hayden kishte qenë jashtëzakonisht e talentuar, por se industria e argëtimit ishte shumë e vështirë dhe, sipas saj, vajza e saj kishte humbur rrugën.

Duke folur mes lotësh, Vogel kujtoi edhe djalin e saj Jansen, i cili vdiq në vitin 2023 në moshën 28-vjeçare.

Hayden

Ajo tha se beson se Hayden tani është me vëllanë e saj dhe se të dy kanë gjetur paqen.

Hayden u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Karolinën e Jugut, gjersa dyshohet për mbidozë. /Telegrafi/

Hayden me nënën