Në Shkup prezantohet aplikacioni më i mirë mobil për informimin e të rinjve
06/03/2017
Në kuadër të fushatës kombëtare ''Informohu tani'', sot do të prezantohet aplikacioni më i mirë mobil për krijimin e aplikacioneve të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fushata zbatohet në periudhën prej tetë muajsh (1 tetor, 2016 - 1 korrik, 2017) dhe parasheh një sërë aktivitetesh në nivel lokal dhe kombëtar, me qëllim të qasjes së të rinjve në informacione cilësore virtuale dhe ta ngritë vetëdijen për rëndësinë e informimit rinor virtualisht.
Fushata ''Informohu tani'' realizohet me mbështetje të Programit për decentralizim dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së ulët në Francë.
Aktiviteti mbahet në Fakultetin e shkencave informatike dhe inxhinjeringut kompjuterik në Shkup./Telegrafi/


