Please enter at least 3 characters.

Në rast se iu ka ikur, Griezmann tregon se jo vetëm Messi shënon gola të bukur nga gjuajta e lirë

2019/04/D4DStZPWsAI95FE.jpg

Atletico Madridi fitoi ndaj Celta Vigos me rezultat 2-0 dhe kështu mbajti distancën nga Barcelona në gjashtë pikë, teksa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Por, pikët dhe renditja nuk janë lajmi i kësaj ndeshje, janë golat e bukur.

Së pari Antoine Griezmann shënoi një gol fantastik nga gjuajta e lirë në minutën e 42-të, ky ishte goli i 14-të këtë sezon i francezit, por ai ka dhuruar edhe nëntë asistime.

Ylli i shumë kërkuar i Atleticos në minutën e 74 asistoi te Alvaro Morata, ky spanjolli shënoi gjithashtu një gol të bukur.

Kujtojmë se Griezmann kishte refuzuar disa herë Barcelonën në vitin e fundit. /Telegrafi/