Please enter at least 3 characters.

Në një sulm vetëvrasës në Irak, 31 të vrarë

2016/10/sulm-irak.jpg

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në Bagdad të Irakut, ku ishin mbledhur myslimanët shiitë. Nga ky sulm janë vrarë të paktën 31 persona dhe plagosur rreth 30 të tjerë.

Policia ka thënë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në një tendë ku myslimanët shiitë po kryenin ritualet e Ashures. Shiitët kanë përkujtuar vrasjen e nipit të Profetit Muhamet, Husseinit.

Tenda ku ndodhi shpërthimi ishte e vendosur në një treg në qarkun verior al-Shaab.