Please enter at least 3 characters.

Në kryeqytet vendoset ekspozita "Kronikë nga Prishtina e viteve 1990"

2024/11/468412800_969770448519041_3285161014577766287_n.jpg

Në Komunën e Prishtinës është vendosur ekspozita "Kronikë nga Prishtina e viteve 1990" nga Afrim Hajrullahu.

Komuna e Prishtinës në njoftimin e bërë për media thotë se hapësira është rezervuar enkas për kujtimet e Prishtinës të viteve të 90-ta.

"Përveç shërbimeve më të shpejta administrative, kemi investuar në pllaka taktile për hapësirë të qasshme për të gjithë qytetarët. Tani kemi rezervuar një hapësirë enkas për kujtimet e Prishtinës, të viteve të 90-ta", thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se "në objektin e Komunës derisa prisni për shërbime komunale mund të shijoni ekspozitën "Kronikë nga Prishtina e viteve 1990" nga Afrim Hajrullahu".

"Ky koleksion i fotografive sjell në jetë objektet ikonike të asaj kohe"./Telegrafi/