Please enter at least 3 characters.

Në hyrje të lokalit u grabit me forcë, të dyshuarit ia morën paratë nga xhepi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast të grabitjes në Suharekë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 02:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në hyrje të lokalit ishte sulmuar nga dy të dyshuar dhe me forcë i kanë marrë nga xhepi një shumë parash”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante. /Telegrafi/