Please enter at least 3 characters.

Në Ditën e Baballarëve, Vesa Luma zgjedh fjalët më emocionuese për bashkëshortin Big Bastën

2020/09/bbb.png

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, prej vitesh janë zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re.

Ditën e sotme (e diel) në shumë vende të botës kremtohet 'Dita e Baballarëve', përfshirë këtu edhe vendin e lartpërmendur.

Me këtë rast, artistja shqiptare ka shprehur fjalët më të bukura për partnerin e saj tashmë shumëvjeçar në ditën e rëndësishme.

Big Basta dhe Vesa Luma (Foto: Instagram)

“Gëzuar babait që lëviz malet për këtë vogëlush. Të duam nga Zelanda e Re dhe mbrapa”, ka shkruar Vesa, teksa ka ndarë disa fotografi të Big Bastës me Lianin.

Dyshja duken mjaft të lumtur në fotot e realizuara ndër vitesh dhe siç shihet ky është shembulli adekuat i një babai të përkushtuar.

Vesa dhe reperi nga Shqipëria nga martesa e tyre kanë një djalë të vetëm të quajtur, Lian.

Çifti po ashtu kanë paralajmëruar edhe një projekt së bashku, i cili pritet të prezantohet së shpejti para fansave të tyre. /Telegrafi/