“Ndoshta po vdes para syve tanë”, deklarata e Jameela Jamil për Ariana Granden ndez debat
Jameela Jamil ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pasi komentoi mbi pamjen fizike të Ariana Grandes, duke thënë se këngëtarja “ndoshta po vdes para syve tanë”.
Deklarata erdhi mes diskutimeve të shumta për dobësinë e dukshme të artistes në videoklipin e saj më të fundit, “Petal”.
Aktorja dhe aktivistja 40-vjeçare, e cila më parë ka folur hapur për betejën e saj me anoreksinë, tha se ishte e shqetësuar për Arianën dhe kritikoi ekipin e saj, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për mënyrën se si po paraqitet imazhi i këngëtares para publikut, shkruan DailyMail.
Megjithatë, komentet e Jamil u pritën me reagime të forta. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e akuzuan se po bënte supozime për gjendjen shëndetësore të Ariana Grandes dhe se diskutimet publike për trupin e saj vetëm sa e përkeqësojnë situatën.
Disa theksuan se vetë Ariana ka kërkuar vazhdimisht që publiku të mos komentojë pamjen e saj.
Pas polemikave, Jamil sqaroi deklaratën e saj, duke theksuar se kishte përdorur fjalën “ndoshta” dhe se qëllimi i saj ishte të ngrinte shqetësimin për ndikimin që imazhe të tilla mund të kenë te vajzat dhe gratë e reja.
Ajo shtoi se lutet për shërimin e Ariana Grandes dhe se nuk kishte për qëllim ta sulmonte personalisht këngëtaren.
Debati ka rikthyer edhe një herë diskutimin mbi kufirin mes shqetësimit publik për shëndetin e një personazhi të famshëm dhe respektimit të privatësisë së tij, ndërsa Ariana Grande nuk ka reaguar ndaj komenteve të fundit. /Telegrafi/


