Please enter at least 3 characters.

Ndjekësit acarohen pasi Gucci Mane uron që urrejtësit e tij të vdesin nga coronavirusi

2020/04/GettyImages-579173140.jpg
205:"ATLANTA, GA - JULY 22: Gucci Mane performs on stage at Gucci and Friends Homecoming Concert at Fox Theatre on July 22, 2016 in Atlanta, Georgia. (Photo by Paras Griffin/Getty Images for Atlantic Records)
13:"Paras Griffin

Reperi amerikan Gucci Mane është përplasur në mediat sociale pas një statusi që bëri në Twitter. Në një postim, ai kishte uruar që urrejtësit e tij të vdesin nga pandemia coronavirus, shkruan DailyStar.

Reperi i lindur në Alabama e kishte përçuar këtë mesazh me 8.4 milionë ndjekësit e tij ditën e djeshme (e diel). Postimi menjëherë ka shkaktuar reagime të ashpra.

Ylli amerikan i MMA, Gerald Harris, reagoi: "Këtij njeriu i duhen disa shërbime në kishë në internet dhe një përqafim. Ky është postimi më i keq ndonjëherë. Ka njerëz që në të vërtetë vajtojnë për humbjen e të dashurve tani, për shkak të virusit”.

Gucci Mane (Foto: DailyStar)

Shumë prej ndjekësve të tij filluan të jenë të ashpër nëpër komente, duke e cilësuar reperin të paditur dhe shumë të cekët.

Ditë më vonë ai mohoi se e ka bërë një status të tillë duke pretenduar se llogaria e tij është hakuar, duke treguar më vonë një mesazh. /Telegrafi/