Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major
Nesër (e enjte) do të zhvillohen tri ndeshje shumë interesante në Paris, ku skuadrat po garojnë për vendet e fundit të fazës Legends Stage.
Vetëm edhe tri ndeshje na ndajnë për ta mësuar listën e plotë të skuadrave që do të garojnë në fazën ‘Legends Stage’ të Majorit të fundit të CS:GO.
Në këtë turne Major në Paris do të ndahen rreth 1.250.000 dollarë për skuadrat pjesëmarrëse.
Gjithashtu skuadrat në këtë turne fitojnë shuma të mëdha edhe nga shitja e stikerave virtual në lojë.
Pjesë e këtij turneu Major është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, të cilët kanë siguruar fazën Legends Stage përmes turneut RMR.
Më poshtë i gjeni ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër (e enjte) në kuadër të fazës ‘Challengers Stage’ në Paris:11:30 ForZe – GamerLegion15:30 Monte – paiN19:30 Grayhound – Liquid
/Telegrafi/


